Tuesday, April 23, 2024
HomeSportBarcelona triumfon në fund ndaj Valladolidit, Dembele heroi i ndeshjes

Barcelona triumfon në fund ndaj Valladolidit, Dembele heroi i ndeshjes

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në luftë për titull. Katalunasit mposhtën në “Camp Nou” Valladolidin me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 90-të kur Ousmane Dembele me një volley goditje e ndëshkoi ekipin mysafir
Nga minuta e 79-të Valladolidi mbeti me një lojtar më pak pasi Plano u ndëshku direkt me karton të kuq.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 65 pikëve, një më pak se Atletico Madrid dhe dy më shumë se Real Madridi.

Të shtunën do të luhet derbi më i madh spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës, i cili do të jetë mjaft përcaktues në garën për titull të kampionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments