Tuesday, April 23, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohen në Kosovë, por gjashtë kosovarë pritet të ekstradohen në Gjermani

Arrestohen në Kosovë, por gjashtë kosovarë pritet të ekstradohen në Gjermani

Gjermania pritët të kërkojë ekstradimin e të paktën  6 personave të cilët mashtruan me “call center”.

Xhami i derës së vjetër është ende i thyer para objektit.

Kurse të resë, i është vënë dryni.

Kjo pasi në këtë objekt para 10 ditësh Policia e Kosovës së bashku me atë të shtetit gjerman, morën aksion  për të mbyllur një “Call center”  që gjendej aty.

Aksioni u zhvillua në gjithsej 17 lokacione ku nga ky aksion mbetën të arrestuar 18 persona të cilët i përkasin moshës 22 deri në 45 vjeç.

Ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

E nën arsyetimin se qytetarët e mashtruar  nga këta ‘’Call Center’’ janë shtetas gjermanë, Prokuroria e Përgjithshme  në Bamberg të Gjermanisë, për një përgjigjeje për T7 tha se kërkonekstradimin e të paktën 6 personave.

Ndërkohë Prokuroria Gjermane tregoj edhe se çka sekuestruan gjatë këtij aksioni.

Ditë më parë Prokuroria Themelore në Kosova kanë bërë të ditur se janë sekuestruar edhe afro 1.7 milionë euro.

Megjithatë kërkesa që pritët të dërgohet nga Prokuroria Gjermane si legjitime po konsiderohet nga juristët.

Edhe pse thonë se Kosova dhe Gjermania nuk kanë marrëveshje ekstradimi.

E që ky ekstradim të ndodhë duhet që shteti gjerman t’i bëjë kërkesë zyrtare shtetit të Kosovës.

Nrecaj gjithashtu shton se këta persona nëse shpallën fajtor mund të dënohen deri në 10 vjet.

Lidhur me këtë temë T7 ka kërkuar përgjigjeje edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës , megjithatë nuk ka marrë përgjigjeje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments