Thursday, April 18, 2024
HomeSportArbnor Morina tregon nëse do vazhdojë të jetë në krye të Arbërisë

Arbnor Morina tregon nëse do vazhdojë të jetë në krye të Arbërisë

Trajneri i Arbërisë së Dobrajës, Arbnor Morina ka treguar nëse do vazhdojë të jetë trajner i skuadrës nga Lipjani.

 

Arbëria pavarësisht që ‘luftoi’ deri në fund, me humbjen ndaj Dritës në xhiron e fundit, nënkupton që ra në Ligën e Parë.

Skuadra e drejtuar nga Morina gjatë edicionit 2020/21 impresionoi të gjithë sidomos në fillimin e sezonit duke mposhtur edhe top klubet elitare.

Për lajmi.net, Morina tha se nuk e di nëse do vazhdojë të jetë në krye sepse këto ditë do bisedojë me presidentin e Arbërisë.

“Po e presim kryetarin me u rikthye prej Gjermanisë dhe bisedojmë për të gjitha gjërat që janë në interes të klubit”.

Ai konfirmoi se kontrata e nënshkruar vitin e kaluar ishte afatgjatë, por prapë duhet të bisedojë me presidentin.

“Unë kur e kom bo marrëveshjen me kryetarin ka qenë afatgjatë, por prapë duhet me ulë me bisedu. Këto ditë do rikthehet dhe do bisedojmë. Marrëveshja që kam nënshkruar ka qenë afatgjatë”, nënvizoi ai .

Ndërkohë, kujtojmë se edicionin e kaluar, Arbëria u rendit në pozitën e nëntë në tabelë me 40 pikë të tubuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments