Friday, May 17, 2024
HomeLajmeAnton Quni e konfirmon se Abdixhiku shkon për vizitë në Amerikë

Anton Quni e konfirmon se Abdixhiku shkon për vizitë në Amerikë

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, e ka konfirmuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Quni ka thënë në emisionin “Frontal” të Televizionit 7 se kreu i partisë opozitare do të udhëtojë për vizitë zyrtare në SHBA.

Ai ka thënë se Abdixhiku do të takohet me “autoritete të larta amerikane”, por nuk ka pranuar që të komentojë detaje të tjera, duke treguar se kryetari i partisë do të deklarohet së shpejti rreth kësaj vizite.

Gazeta Express ka raportuar sot gjatë ditës së Abdixhiku pritet të shkojë në SHBA, në mes të nëntorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments