Saturday, April 20, 2024
HomeBotaAnija amerikane qëllon 30 herë për paralajmërim, 13 barka iraniane u turren...

Anija amerikane qëllon 30 herë për paralajmërim, 13 barka iraniane u turren anijeve të ShBA-së

Një anije e rojës bregdetare të ShBA-së qëlloi rreth 30 herë për paralajmërim në Ngushticën e Hormuzit, pasi një grup prej 13 barkash të shpejta iraniane u nisën drejt anijeve amerikane. Pentagoni tha se këto ishin manovra të pasigurta dhe joprofesionale të Rojeve Revolucionare të Iranit.

Ky incident ishte hera e dytë në muajin e fundit që anijet ushtarake amerikane u detyruan që të qëllojnë për paralajmërim për shkak të sjelljeve që ShBA-ja i cilësoi si të pasigurta nga ana e anijeve iraniane në rajon.

Zëdhënësi i Pentagonit, JohnKirby, tha se të shtënat paralajmëruese u përdorën pasi barkat e shpejta iraniane u afruan deri në 137 metra afër gjashtë anijeve ushtarake amerikane, të cilat ishin duke e përcjellë nëndetësen “Georgia.

Kirby shtoi se anija amerikane “Maui” shtiu në mënyrë paralajmëruese nga një pushkë automatike e kalibrit 50-milimetërsh para se barkat iraniane të largoheshin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është e rëndësishme dhe ato (barkat) vepronin në mënyrë shumë agresive”, tha Kirby, duke shtuar se numri i barkave iraniane ishte më i madh sesa në kohën e fundit.

Muajin e kaluar, një anije ushtarake amerikane shtiu në mënyrë paralajmëruese, pasi tri barka të Rojave Revolucionare të Iranit iu afruan asaj anije dhe një barke patrulluese amerikane në Gjirin Persik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments