Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaAmbasadori i SHBA-së në Kosovë: Udhëheqja e Albright shpëtoi jetë të panumërta

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Udhëheqja e Albright shpëtoi jetë të panumërta

Ambassador Jeff Hovenier, i cili është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka reaguar rreth vdekjes së ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Madeleine Albright, duke thënë se udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta.

“Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta,” shkroi ai në Twitter.

Në postimin e tij, ambasadori po ashtu shkruan se, jeta e Albright ishte një personifikim i ëndrrës amerikane.

“Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane – ngjitja nga refugjate në Sekretaren tonë të parë femër të Shtetit.”

Po ashtu, ai shtoi se përparimi I Kosovës është një nderim për Albright.

“Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj,” përfundoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments