Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet D.Z., i dyshuar për veprat penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Sipas aktakuzës, rasti i parë ka ndodhur më 5 mars 2026, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, gjatë një aktiviteti për iftar në muajin e Ramazanit.
I pandehuri dyshohet se ka dëmtuar flamurin e Turqisë dhe ka bërë deklarata fyese ndaj tij, duke nxitur urrejtje dhe mosdurim.Në pikën e dytë të aktakuzës, ai dyshohet se ka poseduar armë dhe municion pa leje deri më 12 mars 2026. Rasti është në procedurë gjyqësore.

