Thursday, April 18, 2024
HomeLajmeKosovaAksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur sonte në Prishtinë, në rrugën “Bill Klinton”.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar dy persona, që më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:30 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments