Monday, May 13, 2024
HomeSportAgim Ademi mohon që është supspenduar nga UEFA më herët

Agim Ademi mohon që është supspenduar nga UEFA më herët

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mohuar lajmet se ishte suspenduar nga UEFA.

Ademi mohoi kategorikisht këtë raportime, duke thënë se nëse dikush e ka letrën, le ta publikojë.

“Nxirrni atë letër. Nuk ka hatër e me të njofshëm në UEFA. Nuk ka shanse me pasë aso letre. Kush e ka, le ta nxjerrë”, tha ai në emisionin “AS”.

Së fundmi, ishte Eroll Salihu që tha se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka kërkuar nga Ademi që të jep dorëheqje në momentin që do të shpallet fajtor nga Gjykata e Apelit.

Sipas tij, UEFA kishte dërguar dy letra drejt FFK-së lidhur me këtë, por ato tha se “ishin fshehur” nga Ademi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments