Thursday, April 18, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku: Koeficienti 105 euro është braktisje e njerëzve nga Kosova!

Abdixhiku: Koeficienti 105 euro është braktisje e njerëzve nga Kosova!

Lumir Abdixhiku ka reaguar pas prezantimit të koeficientit të pagave në vlerë 105 dhe prezantimit të pagave në institucionet publike.

Kreu i LDK-së e ka quajtur si goditje të madhe ndaj punonjësve publikë. Sipas Abdixhikut, kjo do të shkaktojë braktisje të vendit.

“Koeficienti i zbrazjes së Kosovës!
Në krizën më të madhe ekonomike e sociale ndër vite, Qeveria sërish tregoj pandjeshmëri. Pandjeshmëri ndaj përballjes qytetare, ndaj rritjes së kostos së jetesës, ndaj vet njerëzve të këtij vendi.
Koeficienti në vlerë prej vetëm 105 është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publik. Është braktisje e njerëzve të vendit; që shkakton braktisjen e tyre të vendit.
LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125. Gjithçka më pak se aq është ulje e pagave për disa e mosrritje për të tjerët. Është injorim i inflacionit e kushteve të rënduara të jetesës. Këtë propozim do të dërgojmë menjëherë edhe si amandament në Kuvend.
Një qeveri të shpërputhur nga realiteti, vendi ynë nuk e meriton. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë” thuhet në reagimin e Abdixhikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments