Tuesday, August 9, 2022
HomeBotaA do të marrin pjesë Harry dhe Meghan Markle në varrimin e...

A do të marrin pjesë Harry dhe Meghan Markle në varrimin e princit Philip?

Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II për 73 vjet, vdiq sot në moshën 99-vjeçare. Lajmi vjen në një kohë të vështirë për familjen mbretërore, pasi princi Harry dhe Meghan Markle ngritën akuza për racizëm (mes të tjerave) kundër familjes mbretërore në një intervistë për Oprah Winfrey në fillim të marsit.

Mirëpo, a do të kthehen në Londër, Meghan dhe Harry për varrimin e princit Philip?

Në këtë pikë të gjithë mund thjesht të hamendësojnë.

Ndoshta Meghan dhe Harry do të shkonin me patjetër në Londër në varrimin e princit Philip, por duke parë që Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe natyrisht, jemi ende në pandemi-ajo mund të mos jetë në gjendje të udhëtojë jashtë shtetit.

Marrëdhëniet e tyre me familjen mbretërore, janë gjithashtu shumë të tensionuara pasi në intervistë Harry zbuloi se ai nuk kishte folur me babanë e tij princin Charles dhe kishte një komunikim të kufizuar dhe të tensionuar me vëllain e tij, princin William.

Princi Harry dhe Meghan Markle ishin për herë të fundit në Londër në mars 2020 për një raund të fundit të angazhimeve para se të largoheshin zyrtarisht nga familja mbretëroe. Besohej se Princi Harry do të kthehej në Britani të Madhe në verë për festimet e 95-vjetorit të gjyshes së tij në qershor në Trooping the Color ose në korrik për zbulimin e një statuje të nënës së tij, Princeshës Diana, në Pallatin Kensington.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments