Tuesday, May 5, 2026
HomeLajmeKosovaAKA-ja pranohet si autoritet akreditues në SHBA

AKA-ja pranohet si autoritet akreditues në SHBA

Agjencia e Kosovës për Akreditim është pranuar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “autoritet akreditues”.

Vendimi është marrë nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA), përmes bordit të tij të drejtorëve, i cili ka miratuar rekomandimin për njohjen e agjencisë kosovare. Ky status do të jetë i vlefshëm për një periudhë shtatëvjeçare, deri më 31 dhjetor 2033.

Sipas njoftimit të AKA-së, me këtë vendim Kosova bëhet aktualisht shteti i parë dhe i vetëm në Evropë që gëzon një status të tillë në SHBA.

“Kjo njohje nga SHBA-ja vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjerë dhe të kujdesshëm vlerësimi dhe përbën një dëshmi të qartë të reformave të ndërmarra, profesionalizmit institucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm të AKA-së për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments