Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovaAktakuzë ndaj një personi në Mitrovicë për dëmtim të flamurit të Turqisë...

Aktakuzë ndaj një personi në Mitrovicë për dëmtim të flamurit të Turqisë dhe posedim të armës pa leje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet D.Z., i dyshuar për veprat penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, rasti i parë ka ndodhur më 5 mars 2026, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, gjatë një aktiviteti për iftar në muajin e Ramazanit.

I pandehuri dyshohet se ka dëmtuar flamurin e Turqisë dhe ka bërë deklarata fyese ndaj tij, duke nxitur urrejtje dhe mosdurim.Në pikën e dytë të aktakuzës, ai dyshohet se ka poseduar armë dhe municion pa leje deri më 12 mars 2026. Rasti është në procedurë gjyqësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments