Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosova27 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës

27 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës 1998–1999, kur rreth një milion njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së forcave serbe dhe u strehuan në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Gjatë kësaj periudhe, mijëra qytetarë u detyruan të ikin edhe drejt maleve të Kosovës për t’i shpëtuar dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar që përjetuan vuajtje të rënda.

Ky largim i madh i popullsisë, i cili u intensifikua gjatë bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, mbetet një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Kosovës dhe përkujtohet çdo vit si simbol i dhimbjes dhe solidaritetit, veçanërisht në Kukës, ku u pritën mijëra refugjatë kosovarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments