Saturday, November 9, 2024
HomeLajmeKosova15 vullnetarë izolohen qëllimisht në shpellë 40 ditë, për të hetuar efektet...

15 vullnetarë izolohen qëllimisht në shpellë 40 ditë, për të hetuar efektet e humbjes së kohës

Për disa javë, 15 persona vullnetarisht janë mbyllur në shpellën Lombrives, në anën franceze të Pirenejve. Në errësirë. Pa mjete komunikimi me jashtë. Pa orë. Dhe pa energji elektrike, por vetëm me një dinamo për të prodhuar energji elektrike me pedale. Ata do të qëndrojnë atje për 40 ditë. Dhe e gjitha kjo për hir të një eksperimenti shkencor.

15 vullnetarët, 8 prej tyre burra dhe 7 gra, dolën vullnetarë për të marrë pjesë në një nga eksperimentet më ekstreme të izolimit. “Deep Time”, është emri i projektit, që dëshiron të hetojë në veçanti efektet e humbjes totale të njohjes së kohës në tru dhe në trupin e njeriut, por edhe kohën e mënyrat në të cilat organizmi mund të arrijë të përshtatet, nëse do të arrijë, në një ambient krejt të ndryshëm nga ai i zakonshmi, plotësisht i errët dhe jashtëzakonisht i lagësht. Pjesëmarrësit në këtë eksperiment janë të moshës midis 27 dhe 50 vjeç, mbajnë sensorë të ndryshëm që u komunikojnë shenjat e tyre jetike studiuesve në kohë reale.

Përgatitja për misionin ishte e gjatë dhe komplekse. Pjesëmarrësve, pasi kaluan teste të ndryshme fizike dhe psikologjike, gjithashtu iu desh të mësonin elementet bazë të shpimit dhe përdorimin e litarëve, pajimeve dhe karabinave për të lëvizur të sigurt në një mjedis armiqësor.

Christian Clot, udhëheqësi i ekspeditës, arrin të dërgojë periodikisht mesazhe, në mënyrë të njëanshme, që janë pa marrë ndonjë përgjigje, për ekipin e studiuesve jashtë shpellës. Ai thotë se, në mungesë të orëve, ditët shënohen nga ciklet e gjumit dhe zgjimit.

Disa përditësime janë publikuar edhe në profilin e tij në Facebook, ku është e mundur të ndiqni pjesërisht atë që po ndodh në shpellë.

Ky eksperiment është i pari i këtij lloji, pasi të gjithë ata që janë kryer deri më tani janë përqendruar në studimin e ritmeve fiziologjike të trupit të njeriut, por askush nuk kishte provuar kurrë të vëzhgonte një thyerje totale të perceptimit kohor dhe funksioneve emocionale mbi sjelljen.

Rezultatet e këtij eksperimenti do të jenë të dobishëm për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve që për punë, ose nevoja të tjera janë të detyruar të kalojnë periudha të gjata në izolim: nga ekuipazhet e nëndetëseve tek astronautët që do të përballen me udhëtimet e ardhshme në Mars.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Shpallje të pavlefshme

Shpallje të pavlefshme

Recent Comments