Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosova​Osmani krenohet me dy kadetët e diplomuar në Angli: Ata janë premtimi...

​Osmani krenohet me dy kadetët e diplomuar në Angli: Ata janë premtimi ynë më i madh për një të ardhme të sigurt

Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vjosa Osmani, e ka quajtur ditë të krenarisë diplomimin e dy kadetëve oficerë të FSK-së, Ardit Deliu dhe Ilirianë Bunjaku, në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani, njëra prej akademive ushtarake më prestigjioze në botë.

 

Osmani shkruan se vajzat e djemtë e Forcës tashmë janë të dëshmuar në çdo cep ku shkel këmba e tyre dhe se ata janë premtimi më i madh për një të ardhme të sigurt. Presidentja Osmani ka theksuar se vajzat dhe djemtë e Forcës janë shembujt më të mirë, të cilët duhen ndjekur për të kuptuar që në jetë mundi e puna vlerësohen e shpërblehen gjithmonë.

“Vajzat e djemtë e Forcës tashmë janë të dëshmuar në çdo cep ku shkel këmba e tyre. Ata janë premtimi ynë më i madh për një të ardhme të sigurt. Ata janë një nga shembujt më të mirë, të cilët duhen ndjekur për të kuptuar që në jetë mundi e puna vlerësohen e shpërblehen gjithmonë”, ka shkruar Osmani.

Shkrimi i plotë i Osmanit:

DITË KRENARIE SOT!

Sot, dy kadetë oficerë të Republikës së Kosovës, Kadet Ilirianë Bunjaku dhe Kadet Ardit Deliu diplomuan nga Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani, njëra prej akademive ushtarake më prestigjioze në botë.

Sot, Nëntoger Ilirianë Bunjaku u nderua me nderin më të lartë, me çmimin “Shpata Internacionale”, që jepet për kadetin më të mirë ndërkombëtar.

Kjo është dëshmi e përformancës së saj superiore në të gjitha fushat, përsfshirë rezultatet akademike, shkathtësitë ushtarake, shkathësitë në lidership, përgatitje fizike, etj.

Sot, emri i Republikës sonë u lartësua edhe më shumë. Këta vajza dhe djem po i dëshmojnë të gjithë botës që puna, zelli e përkushtimi shpërblehen gjithmonë. Këta të rinj po na e zbardhin fytyrën e po e ngrisin shtetin tonë në piedestal.

Vajzat e djemtë e Forcës tashmë janë të dëshmuar në çdo cep ku shkel këmba e tyre. Ata janë premtimi ynë më i madh për një të ardhme të sigurt. Ata janë një nga shembujt më të mirë, të cilët duhen ndjekur për të kuptuar që në jetë mundi e puna vlerësohen e shpërblehen gjithmonë.

Urime Kadet Bunjaku dhe Kadet Deliu – në rrugëtimin tuaj ushtarak, qofshi gjithmonë faqebardhë!  

DITË KRENARIE SOT!

Sot, dy kadetë oficerë të Republikës së Kosovës, Kadet Ilirianë Bunjaku dhe Kadet Ardit Deliu…

Posted by Vjosa Osmani on Friday, April 9, 2021

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments