Saturday, May 18, 2024
HomeSportZvicër-Kosovë, starton ndeshja

Zvicër-Kosovë, starton ndeshja

Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë sonte atë që po quhet nga të gjithë si një përballje vëllazërore. “Helvetikët” dhe “Dardanët” do të zbresin në fushë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore, të parën ndonjëherë në mes vete.

Verdhekaltrit vijnë nga fitorja e thellë në miqësoren ndaj Burkina Fasos, 5:0, kurse ekipi Bardh e Kuq nga humbja nga Anglia, 1:2. Kjo pa dyshim do të jetë një ndeshje emocionuese pasi disa lojtarë luajnë kundër vendit të origjinës. Më emocionuese do të jetë posaçërisht për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

Ndeshja nis nga ora 18:00, kurse ne do t’ju mbajë të informuar me gjithçka çfarë ndodh në këtë ndeshje.

Zvicra 0:0 Kosova

4′ Harkimi i Bytyqit për pak nuk e gjen kokën e Vedat Muriqit. Pa rrezik për Zvicrën.

1′ Starton ndeshja në Cyrih. Të parët me topin luajnë Zvicra.

Formacionet zyrtare:

Zvicra:

Kosova:

Nga video e siguruar nga Gazeta Express, shihet se në shkallët e stadiumit po dominojnë shqiptarët, të cilët me vete kanë flamuj kombëtar dhe të shtetit të Kosovës.

Me flamuj e me plisa, qindra tifozë presin në radhë për të hyrë në stadium.

Vetëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk janë larguar nga formacioni startues i ndeshjes ndaj Anglisë. Të gjithë futbollistët tjerë janë zëvendësuar.

Kjo ndeshje do të jetë edhe më speciale për Granit Xhakën. Kjo pasi kapiteni i “helvetikëve” e zhvillon ndeshjen numër 100 për Zvicrën.

“Dardanët” kanë zbarkuar dje në tokën zvicerane, ku e kanë zhvilluar një seancë stërvitore dhe më pas trajneri Alain Giresse e mbajti konferencën për shtyp. Kosova ka respekt për Zvicrën, por Vedat Muriqi me shokë do të mundohen ta nxjerrin një rezultat pozitiv sonte.

Lojtarët e Kosovës pritet ta kenë një mbështetje të madhe nga tifozët në tribuna pasi stadiumi pritet të jetë i mbushur, mbi të gjitha me tifozë shqiptarë.Prezentë do të jenë edhe “Dardanët”, të cilët nuk e lënë Kombëtaren kurrë vetëm, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo është një ndeshje miqësore ku rezultati nuk është gjithsesi në plan të parë. Kjo po konsiderohet edhe si një festë në të dyja vendet, duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtë në mes tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments