Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeZogaj ia kthen Muratit: Zotëri Manipulues, asnjë cent shtesë s’e keni ndarë...

Zogaj ia kthen Muratit: Zotëri Manipulues, asnjë cent shtesë s’e keni ndarë për Prishtinën, granti na takon me ligj

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i është përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më herët ka shkruar se komuna e Prishtinës kurrë më shumë se tash s’ka pasë buxhet dhe se udhëheqësve të kryeqytetit iu duhet vetëm të punojnë.

Zogaj e quajti manipulues Muratin dhe tha se granti shtesë që përmendi ai i takon kryeqytetit me ligj, ndërsa e akuzon se Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën.

Po ashtu, ai akuzon se fondet nga Qeveria po ndahen me censusin e vitit 2011 kur në Prishtinë kishte shumë më pak banorë sesa që ka tash.

Në fund, Zogaj thotë se Qeveria s’ka marrë asnjë vendim politik për të investuar në ndonjë projekt për kryeqytetin.

Postimi i plotë:

Z. Ministër Manipulues Murati,

Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na TAKON me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë CENT shtesë për Kryeqytetin, perveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë.

Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht!

Për fund, ma trego 1 projekt, ku ju si Qeveri, keni marr’ vendim politik për të investu në Kryeqytet, 1 projekt?!!

Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments