Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaZemaj, pas vendimit për nga 60 euro mjekëve: Qeveria vazhdon ofendimin me...

Zemaj, pas vendimit për nga 60 euro mjekëve: Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka konsideruar si “ofendim” ndarjen e 10% shtesë të pagës neto për muajin nëntor dhe dhjetor për punonjësit shëndetësor ose jo më pak se 60 euro për secilin.

 

Zemaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Qeveria vazhdon t’i ofendojë me lëmoshë mantelbardhët.

“Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19”, ka shkruar ai.

“Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind”, ka shtuar tutje ish-ministri Zemaj.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të qeverisë të miratimit të projekt-propozimin e ndarjes së shtesave të punonjësve shëndetësor për jo më pak se 60 euro për muajin nëntor dhe dhjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments