Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaZemaj: 250 mijë qytetarë të Kosovës në dy muajt e fundit janë...

Zemaj: 250 mijë qytetarë të Kosovës në dy muajt e fundit janë vaksinuar në Serbi e shtete tjera

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se në dy muajt e fundit, 250 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19 në Serbi, Shqipëri, Maqedoni e shtete tjera.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka informacione për këtë, ndërsa sipas tij, nga kjo ministri duhet të verifikohet shkuarja e kosovarëve për vaksinim në Serbi e shtete tjera.

“250 mijë qytetarë të Kosovës vetëm në dy muajt e fundit janë vaksinuar në Serbi, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e vende tjera. Ministri se ka asnjë informacion. Këtë duhet ta verifikoj Ministria e Shëndetësisë. Ata e kanë marrë një karton të vaksinimit, sot nesër do ta përdorin për udhëtim”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Zemaj është shprehur se është papërgjegjësi kur ministri Vitia blen rreth 2 milion vaksina në kohën kur 250 mijë qytetarë vaksinohen jashtë vendit.

Reklamë

“Nëse edhe sot i blen 2 milion vaksina dhe nuk e dinë që 250 mijë qytetarë janë vaksinuar në Serbi e shtete tjera, kjo është papërgjegjësi. Për këtë arsye ne po kërkojmë transparencë”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka deklaruar se kanë kërkuar informacione nga ministri Vitia për marrëveshjen e arritur me Pfizer, por që nuk kanë marrë informata në këtë drejtim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments