Tuesday, March 19, 2024
HomeUncategorizedZëdhënësi i Qeverisë arsyeton emërimin e xhaxhait të Konjufcës, e paraqet si...

Zëdhënësi i Qeverisë arsyeton emërimin e xhaxhait të Konjufcës, e paraqet si normale

Rabit Konjufca, xhaxhai i Glauk Konjufcës është punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes pa kaluar tri javë që kur Kurti është ulur në karrigen e shefit të Qeverisë. Një emërim i tillë nga ministri Armend Mehaj vjen edhe përkundër faktit se Albin Kurti dhe Vetëvendosje në vazhdimësinë e luftës për të ardhur pushtet dhe në fushatën para zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë thënë se s’do të bëjnë punësime familjare, fjali kjo, e thënë si kritikë për partitë që kanë qeverisur me vendin.

Ky punësim i xhaxhait të Konjufcës ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik, marrë parasysh se premtimet e Kurtit në fushatë kanë qenë të ndryshme me ato se çfarë po ndodh tash kur ai është në pushtet.

Për këtë, më herët gjatë ditës ka reaguar deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli. Ai ka kritikuar mediat pse kanë raportuar për një punësim të tillë, derisa është munduar të arsyetojë punësimin e Rabit Konjufcës, duke thënë se ky i fundit ka njohuri që ndërlidhen më Ministrinë e Mbrojtjes. Në fund të reagimit, Dugolli ka thënë në formë të pyetjes se mos po mendohet se në pozita të tilla do të punësohen njerëzit e PDK’së, LDK’së ose AAK’së.

Pa reaguar s’ka qëndruar as zëdhënësi i Qeverisë së Albin Kurtit, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se emërimi i Rabit Konjufcës është politik, dhe se është në diskrecion të ministrave të zgjedhin bashkëpunëtorët e tyre që mendojnë dhe besojnë se do t’iu ndihmojnë në përmbushjen e detyrave si ministra.

“U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij zyrtar.

Ndërkohë ai në arsyetimin e këtij punësimi, ka dhënë edhe detaje për shkollimin e Rabit Konjufcës, duke u munduar të tregojë se ky i fundit ka përvojë me punët që do t’i bie të merret në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë”, ka përfunduar Kryeziu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments