Thursday, April 25, 2024
HomeTeknologjiZbulohet gjenerata e ardhshme e Windows

Zbulohet gjenerata e ardhshme e Windows

Microsoft nuk po flet për planet e saj të mëdha për Windows këtë javë në Build 2021 sepse po përgatitet për një ngjarje të veçantë kushtuar asaj.

CEO i Microsoftit, Satya Nadella ka zbuluar se ishte duke e testuar “gjeneratën e ardhshme të Windows”.

Së shpejti do të ndajmë me ju një nga azhurnimet më domethënëse të Windows të dhjetë viteve të fundit, duke zhbllokuar kështu një mundësi më të madhe ekonomike për zhvilluesit dhe krijuesit. Unë jam shumë i ngazëllyer për gjeneratën e ardhshme të Windows. Ne premtojmë të krijojmë më shumë mundësi për çdo Zhvillues të Windowsit”, tha Nadella.

Microsoft ka punuar në një dyqan të ri të aplikacioneve Windows gjatë muajve të fundit, si dhe disa ndryshime të rëndësishme në ndërfaqen e sistemit operativ. Nadella duket se po flet për ndryshimet në dyqan, duke premtuar se do të jetë më e përshtatshme për zhvilluesit dhe krijuesit.

Microsoft ka njoftuar më parë ndryshime në ikonat e sistemit për të përmirësuar File Explorer, për të përmirësuar temat themelore të Windows, për të zgjidhur probleme të ndryshme, përfshirë rregullimin e aplikacioneve në shumë monitorë, shtimin e aftësive Xbox Audio HDR, përmirësimin e mbështetjes audio Bluetooth dhe më shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments