Wednesday, May 8, 2024
HomeLajmeKosovaZbardhet agjenda e takimeve të presidentes me partitë politike për zgjedhjet lokale

Zbardhet agjenda e takimeve të presidentes me partitë politike për zgjedhjet lokale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka planifikuar që nga dita e nesërme të filloj konsultimet me partitë politike për caktimin e datës se zgjedhjeve lokale të cilat janë paraparë të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Nga presidenca kanë konfirmuar  se takimet me partitë politike do të fillojnë nesër në ora 13:00.

Bekim Kupina këshilltar për media i presidentes ka thënë se takimet fillojnë në ora 13:00 dhe mbarojnë në 18:00, sipas madhësisë së subjektit.

Sipas ligjit përkatës zgjedhjet mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të mandatit.

Partitë politike tanimë kanë filluar t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments