Friday, April 19, 2024
HomeSportYlli kalon në finale, e fiton lehtësisht edhe ndeshjen e tretë ndaj...

Ylli kalon në finale, e fiton lehtësisht edhe ndeshjen e tretë ndaj Prishtinës

Golden Eagle Ylli ka kaluar në finale, pasi ka fituar edhe ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ka përfunduar me rezultatin 56:75, shkruan Gazeta Express.

Mikaile Tmusic (15 pikë), Erjon Kastrati (14 pikë) dhe Chris Harris (14 pikë) ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Kurse, te kryeqytetasit u dalluan Muhamedali Janjeva (13 pikë) dhe Jetmir Zeqiri (11 pikë).

Ylli në finale do të takohet me Trepçën ose Pejën. Seria gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave është 2:0 në favor të mitrovicasve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments