Monday, May 6, 2024
HomeSportYlli i Anglisë do të mungojë kundër Shqipërisë

Ylli i Anglisë do të mungojë kundër Shqipërisë

Mesfushori anglez është detyruar të largohet nga grumbullimi me Kombëtaren.

 

Declan Rice është larguar sot nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglise.

Futbollisti ishte i sëmurë me grip dhe pasi nuk ishte në gjendje të stërvitej, nga stafi mjekësorë u vendos që ai të largohej nga ky grumbullim.

Kombëtarja e Anglisë të premten përballet me Shqipërinë, dhe Rice nuk do të jetë në gjendje të luajë për këtë duel.

Ndërkohë as Mason Mount dhe Luke Shaw nuk janë duke stërvitur me grupin pasi janë të lënduar, dhe do të vlerësohet gjendja e tyre nëse mund të luajnë të premten.

Anglia me një fitore ndaj Shqipërisë do të siguronte kualifikimin për në Kupën e Botës “Katar 2022”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments