Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaXhafer Gashi prezanton platformën e tij për mjedisin

Xhafer Gashi prezanton platformën e tij për mjedisin

Kryetari i Komunës së Obiliqit, njëherit kandidati për kryetar, Xhafer Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se përkushtimi në rritjen e hapësirave gjelbëruese është i pandalshëm, duke shprehur se: “Ne kemi ndërtuar 14 parqe të reja, në hapësira të cilat ishin deponi ilegale të mbeturinave. Kemi krijuar hapësira të përshtatshme për të gjitha grupmoshat.”

 

Njëkohësisht ka prezantuar prioritetet në fushën e mjedisit në platformën qeverisëse #Bashkë, për katër (4) vitet e ardhshme, duke u shprehur se:

“Në platformën qeverisëse #Bashkë, kemi përcaktuar pesë shtyllat kryesore ku do të bazohet strategjia e mjedisit:
1.Vazhdimi i projektit të Koogjenerimit (ngrohjes qendrore),
2.Menaxhimi i cilësisë së ajërit,
3.lmpiantet e ujërave të zeza,
4.Klasifikimi i mbeturinave,
5.Gjelbërimi ruajtja dhe rritja e sipërfaqeve gjelbëruese (parqe, sheshe, mobileri urbane).

Parqet- projektet kapitale
1.Parku në Lajthishtë,
2.Parku në Haden e Re,
3.Parku në Graboc,
4.Parku në Mazgitin e ulët tek lagjja Haziri,
5.Parku në Breznicë,
6.Projekti për eko-ulëset me sistem gjelbërimi i paraparë në hapësirat publike, sheshe, parqe e shkolla,
7.Vazhdimi i trajtimit të shtretërve të lumenjeve në territorin e komunës së Obiliqit,
8.Vazhdimi i projektit të brezit të gjelbërt, shtigjeve të biçikletave deri tek rrethrrotullimi në Shkabaj, prej qendrës së qytetit të Obiliqit deri tek projekti aktual,
9.Ndërtimi i shtigjeve të biçikletave prej qytetit tė Obiliqit tek fshati Milloshevë,
10. Parku te banesat sociale, (infrastruktura komplete, parkingjet dhe rruga).
Jemi #bashkë dhe jemi të parët për Obiliqin.”
ti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments