Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaWesley Clark: Ishte nder i jetës që pata mundësinë të ndihmojë në...

Wesley Clark: Ishte nder i jetës që pata mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark ka deklaruar se intervenimi i NATO-s në Kosovë më 24 mars të vitit 1999 ka ndryshuar historinë e botës.

Në një video-incizim drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, Clark tha se me këtë intervenim botës i është dhënë dritë dhe shpresë

Ish-gjenerali Clark tha se është krenar me të arriturat e Kosovës përgjatë këtyre viteve.

“Të gjithë miqve në Kosovë, Qeverisë, popullit të Kosovës, dua të ju uroj në këtë ditë shumë të rëndësishme të 24 marsit. Në këtë ditë, në vitin 1999 misionet e para ajrore të NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ka ndryshuar historinë e Kosovës,. Ka ndryshuar historinë e Evropës”, tha ai.

Clark shtoi se i është dhënë dritë dhe shpresë botës.

“Por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë,. Për demokratizimin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që kemi ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj ShBA-së”, deklaroi ai në një video-mesazh.

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark tha gjithashtu se për të është nder i jetës që pati mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spatrimit etnike të Serbisë në Kosovë.

“Për mua, ishte nder i jetës që isha komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spastrimit etnik. Jam i mërzitur kur kuptova që e madhja, ish-sekretarja jonë e Shtetit, Madeleine Albright vdiq sot. Unë takona presidentin Clinton dhe par tre-katër ditësh isha me Tony Blair. Ne ishim bashkë dhe të gjithë ishim të mendimit që 23 vite më parë kishim bërë gjënë e duhur. Për Kosovën dhe bëmë gjënë e duhura për NATO-n, bëmë gjënë e duhur për botën”, tha Clark.

Wesley Clark përmendi njashtu edhe situatën në Ukrainë, ku shtoi se fokusi nga Kosova nuk është larguar.

“Sot jemi në një krizë tjetër. Kur isha në Kosovë, verën e kaluar bisedova me shumë anëtarë të Qeverisë për Ukrainën dhe se cilat janë ngjashmëritë. Sot e gjithë vëmendja është e fokusuar drejt Ukrainës por unë jam duke punuar shumë për t’u siguruar që të mbajmë fokusin tonë në Kosovë. Ju ende keni nevojë për ndihmën tonë, ne e dimë këtë, e vlerësojmë atë”, tha Clark.

Përpos kësaj, ish-komandanti i NATO-s shtoi se gjithmonë do të duan që Kosova të ketë më të mirën për demokracinë.
Ai uroi për 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe tha se ShBA-të do të vazhdojë që tra përcjellin Kosovën dhe ta mbështesë atë.

“Prandaj, të gjitha urimet tona, të gjitha bekimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë ditë të rëndësishme. Suksese ne të ardhmen. Ne do të ju përcjellim dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ju mbështetur. Faleminderit”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments