Friday, March 29, 2024
HomeSportWerderi krenohet me dy golat e Rashicës

Werderi krenohet me dy golat e Rashicës

Kosova dje shënoi fitore të ngushtë 1:2 ndaj Maltës në ndeshjen e dytë miqësore të qershorit.

Milot Rashica shënoi të dy golat e “Dardanëve” duke i udhëhequr ata drejt fitores së dytë radhazi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe klubi i Rashicës, Werder Bremen.

Klubi gjerman në profilin e tyre në Twitter shkroi: Dy gola nga raketa.

Kujtojmë se Werder Bremen ka rënë nga Bundesliga edicionin që sapo përfundoi dhe Milot Rashica pritet të largohet në kërkim të një aventure të re në një klub dhe ligë më të madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments