Friday, April 26, 2024
HomeSportWerder Bremen kërkon ta zëvendësojë Rashicën me Kastratin

Werder Bremen kërkon ta zëvendësojë Rashicën me Kastratin

Klubi gjerman, Werder Bremen i fiksuar pas futbollistëve kosovarë.

Klubi nga Weser Stadion, që këtë sezon do të bëjë gara në Bundesligën e dytë, synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses kosovare.

Rashica këtë sezon kaloi te Norwich City në Premier League duke lënë një “gropë” të madhe në sulmin e Werderit të cilën bardhejeshilët kërkojnë ta mbulojnë me afrimin e Lirim Kastratit nga Dinamo e Zagrebit.

Bisedimet kanë nisur me drejtuesit e Werderit që i kanë ofruar Dinamos, huazimin e futbollistit e 22-vjeçarit me detyrim blerjeje pas një viti, për momentin marrëveshja nuk është arritur, por shanset që Kastrati të kalojë te Werder Bremen janë të mëdha.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments