Friday, March 29, 2024
HomeLajmeVulini i nervozuar me kryeministrin e Malit të Zi pse e uroi...

Vulini i nervozuar me kryeministrin e Malit të Zi pse e uroi Kurtin për detyrën

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq pasi ky i fundit uroi dje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re.

Vulin ia ka përkujtuar 10 mijë vaksinat që Mali i Zi i ka pranuar donacion nga Serbia ditën e djeshme.

“Në ditën që ai pranoi 10 mijë vaksina nga Serbia dhe Presidenti Vuçiq, një letër urimi nga Krivokapiq për Albin Kurtin u publikua. Kryeministri i Malit të Zi i shprehu urimet e tij kështu që askush nuk do të mendonte se Kosova nuk ishte shtet për të. Kur flitet për Srebrenicën, Krivokapiq i referohet ligjit ndërkombëtar kur dërgon “respektin më të thellë për Kurtin” por nuk përmend rezolutën 1244. Vaksinat nga Serbia ishin të mira për shëndetin e tij, si dhe urimet për Kurtin”, ka thënë Vulin, shkruan Novosti.

Krivokapiq dje ka uruar Kurtin për detyrën e re duke i uruar sukses në qeverisje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments