Friday, May 3, 2024
HomeLajmeVuçiqi voton: Na presin sfida shumë të vështira, pres ta marrim shumicën...

Vuçiqi voton: Na presin sfida shumë të vështira, pres ta marrim shumicën absolute

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq votoi në zgjedhjet parlamentare dhe për disa komuna që po zhvillohen në Serbi dhe i ftoi qytetarët që të dalin masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Ai deklaroi se Serbinë e presin sfida shumë të vështira në muajt në vijim dhe shprehu bindjen se koalicioni ku partia e tij bën pjesë do ta marrë shumicën absolute në këto zgjedhje.

“Pres një pjesëmarrje të mirë dhe një fitore vendimtare. Shpresoj që të gjithë të përfshirët në zgjedhje të sillen në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme. Unë pres që Serbia në të ardhmen të ketë shumë punë të rëndësishme. Ka shumë për të bërë”, tha ai.

“Besoj se aleanca ‘Serbia nuk duhet të ndalet’ do të ketë ose do të jetë afër shumicës absolute. Mendoj se kjo është një detyrë e rëndësishme, një kërkesë madhore që Serbia të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe suksesit”, tha presidenti serb.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments