Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja e 50 vjeçarit në Gjilan, Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për...

Vrasja e 50 vjeçarit në Gjilan, Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për tre të dyshuarit

Sot janë bërë një muaj nga vrasja e 50 vjeçarit, Bakush Veseli në qendër të qytetit të Gjilanit.

 

Veseli humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat e shumta me armë zjarri në drejtim të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 12 shtatorit, ndërsa lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshimtë.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Prokuroria Themelore në Gjilan është theksuar se Departamenti për Krime të Rënda në kuadër të Prokurorisë ka bërë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, të cilët dyshohen në këtë vrasje.

“Referuar pyetjeve tuaja ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, të cilët dyshohen se janë përfshirë në këtë vrasje”.

Të arrestuarit nga ky rast janë F.O, G.B, dhe I.V, emra të njohur për redaksinë.

Vrasja e Veselit ndodhi në afërsi të parkut të qytetit në Gjilan, derisa i njëjti në shoqërinë e dikujt tjetër ishte duke pirë kafe.

Me të arritur në afërsi të tij dy persona kanë filluar të shtënat me armë, ndërsa pas kësaj të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të stacionit të autobusëve.

Kurse në vendimin e Gjykatës në është theksuar se pas ngjarjes kritike ku i vdekur mbeti Bakush Veseli, të tre të akuzuarit ishin kapur në shtëpinë e të dyshuarit I.V.

Gjithashtu, në vendimin e Gjykatës thuhet se njëra ndër arsyet për caktimin e paraburgimit është se për veprën penale për të cilën dyshohen të pandehurit mund të dënohen me burgim jo më pak se 10 vite e deri në dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërsa në detajet e dhëna më parë lidhur me ngjarjen tragjike u theksua se të dyshuarit kishin vepruar në atë mënyrë që së bashku kanë ardhur në një veturë të markës ‘’Audi A3’’ dhe janë ndaluar tek një market, ku nga aty të armatosur kanë dalë dy nga të pandehurit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i janë afruar të ndjerit, i cili ishte ulur në kafiteri.

“Të cilët pastaj kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku për shkak të plagëve të marra i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të pandehurit pas kryerjes së vrasjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”.

Ndryshe në seancën e parë të zhvilluar lidhur me këtë rast tragjik, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve dhe se masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Propozimin e mbrojtësve që të pandehurit të mbrohen në liri, Gjykata e refuzoi si të pabazuar, duke e konsideruar si të pamjaftueshme për këtë fazë të procedurës, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments