Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaVlora Çitaku në Prizren, kërkon mbështetjen e qytetarëve për Shaqir Totajn

Vlora Çitaku në Prizren, kërkon mbështetjen e qytetarëve për Shaqir Totajn

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, Luljeta Veselaj – Guta, anëtare të kryesisë qëndrore të PDK-së të shoqëruara nga bashkëshortja e Shaqir Totajt kanë vizituar qendrën “Abi Çarshia” dhe bizneset në rrugën “Adem Jashari”.

Gjatë këtyre vizitave Vlora Çitaku, ka dhënë mesazhe të qarta për bizneset prizrenase, se Prizreni, por edhe bizneset tona kanë nevojë për një menaxher të diplomuar e të certifikuar nga SHBA e këtë fat e ka PDK-ja që ta ketë kandidat, Shaqir Totajn.

”Rruga e vetme për t’u zhvilluar një qytet dhe për t’u bërë qytet me standarde Evropiane është përkrahja e bizneseve të vogla dhe këtë nuk mund ta bëjë asnjë kandidat më mirë se Shaqir Totaj, andaj e ka shancën Prizreni që të përjetojë një zhvillim të hovshëm ekonomik”, është shprehur ajo mes tjerash.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve të vogla, që kudo u pritën mirë dhe zhvilluan biseda duke treguar për sfidat dhe pengesat me të cilat janë ballafaquar gjatë katër viteve të shkuara.

Sipas kumtesës së PDK-së në Prizren, disa biznese janë ankuar se në kohën e pandemisë, qeverisja lokale nuk u ka afruar as ndihmë e as përkrahje.

”Shpresa e jonë dhe e Prizrenit është te fitorja e Shaqir Totaj, i cili si asnjë tjetër e di diagnozën tonë dhe ka vullnetin për të na ndihmuar, prandaj për këtë arsye nuk do të mungojë as përkrahja jonë”, thuhet të jenë shprehur disa nga biznesmenët prizrenas para anëtareve të kryesisë së PDK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments