Friday, April 19, 2024
HomeTop LajmetVjosa Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Vjosa Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Presidentja e Kosovës sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, i ka uruar të gjithë pjesëtarët e këtij komuniteti në Kosovë.

Për këtë ditë të shënuar ajo ka zgjedhur një poezi të një prej poetëve më të mirë të Kosovës që ka qenë nga ky komunitet, Kujtim Paçaku.

Postimi i plotë i Osmanit:

Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!

“Kur të vie ajo ditë

E fundit, në tepihun e jetës sime

Ju lus:

Së paku atje të qëndroj

V

E

R

T

I

K

A

L

I

SH

T

Meqë gjithë jetën

S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!”

(Testament, Kujtim Paçaku)

…e deri sa nuk ia zgjasim dorën për t’u ngritur në këmbë të gjithë atyre që kurrë s’u lejuan të qëndrojnë vertikalisht, asnjë nga ne nuk do të mund të ecë plotësisht e drejtë përpara!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments