Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaVitia: Vaksina është e sigurt, të moshuarit mbi 80 vjeç do të...

Vitia: Vaksina është e sigurt, të moshuarit mbi 80 vjeç do të fillojnë të vaksinohen nga 8 prilli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ai ka thënë se vaksina që po ju jepet punëtorëve shëndetësorë dhe qytetarëve është e sigurtë dhe nuk ka efekte serioze.

Përndryshe, Vitia ka treguar që nga 8 prilli do të fillojë edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.

“Nga data 8 e këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare. Vaksinimi po shkon shumë mirë. Qendrat e vaksinimit po vazhdojnë të bëjnë vaksinimin. Nga dita e parë kemi intensifikuar përpjekjet tona për sigurimin e kontingjenteve tjera dhe presim shumë shpejt që ky kontingjent të vie. Vaksina është e sigurt, nuk ka efekte aspak serioze në asnjë prej atyre që e kanë marrë vaksinën”, ka thënë ai.Reklamë

Vitia ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments