Wednesday, May 1, 2024
HomeLajmeKosovaVitia takohet me myftiun Tërnava, flasin për masat e reja antiCOVID-19

Vitia takohet me myftiun Tërnava, flasin për masat e reja antiCOVID-19

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë globale COVID-19.

 

Sipas kumtesës së lëshuar nga BIK, myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ai më tej tha se si BIK me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në përputhje me masat e reja anti-Covid, kanë njoftuar imamët e nëpunësit fetarë për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e Kryesisë se BIK-ut mbi kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përreth tyre bazuar në manualin antiCovid.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë pandemie, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka apeluar qytetarët të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe mos të hezitojnë nga vaksinimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments