Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaVitia takohet me drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, flasin...

Vitia takohet me drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, flasin për pandeminë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka takuar sot Drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder dhe Massimiliano Paolucci – Menaxher i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë.

Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth Covid-19, procesin e vaksinimit dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.

Van Gelder, ka shprehur përkushtimin e misionit të Bankës Botërore që të bashkëpunoj ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në projektet, që për qëllim kanë përmirësimin e indikatorëve shëndetësor në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments