Friday, April 26, 2024
HomeSportVit i paharrueshëm për Real Madridin

Vit i paharrueshëm për Real Madridin

Viti 2022 ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm për Real Madridin.

“LosBlancos” ishin dominues absolutë të futbollit spanjoll dhe të atij evropian.

“Mbretërit” e konfirmuan formën e lartë duke e fituar Ligën e Kampionëve për herë të 14-të në histori.

Ekipi i CarloAncelottit në finale e mposhti Liverpoolin me rezultat minimal, 1:0.

Vinicius Junior e shënoi golin e fitores për ekipin spanjoll.

Reali më pas e fitoi edhe Superkupën e Evropës, ku e mundi fituesin e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt me rezultat 2:0.

David Alaba e Karim Benzema i shënuan golat e fitores për spanjollët, të cilët e fituan Superkupën për herë të pestë.

Reali u tregua i suksesshëm edhe në rrafshin vendor.

“LosBlancos” e fituan edhe La Ligan, të cilën e dominuan absolutisht.

Ata e lanë prapa Barcelonën për ta fituar titullin e 35-të në histori.

Paraprakisht, në fillim të vitit, Reali e fitoi edhe Superkupën e Spanjës pasi e mundi AthleticBilbaon 2:0 falë golave të LukaModricit dhe KarimBenzemas.

Sa u përket ligave të tjera, në Angli përsëri triumfoi Manchester City.

“Citizens” e siguruan titullin e dytë radhazi dhe të katërtin në tri vitet e fundit.

Ata përfunduan veç një pikë përpara Liverpoolit.

Në Itali, Milani e shijoi titullin e kampionit pas 11 vjetësh pritjeje.

“Rossoneri” e lanë 4 pikë prapa rivalin kryesor, Inter për ta barazuar atë me tituj kampioni në Itali – 19.

Në Gjermani, titulli i kampionit si zakonisht i takoi Bayern Munichut.

Klubi bavarez e siguroi titullin e 10-të radhazi qysh në muajin prill, respektivisht të 32-in në histori.

BorussiaDortmundi ishte e pafuqishme për t’i ndjekur gjigantët gjermanë.

Kurse, në Francë festoi Paris Saint-Germaini e fitoi titullin e 10-të të kampionit.

Parisienët e siguruan titullin 4 xhiro pa përfunduar sezoni pasi ishin 17 pikë përpara ndjekësit kryesor, Olympique de Marseille.

Në fund, derisa Eintracht Frankfurti e mundi Rangersin me penallti në finale të Ligës së Evropës, një finale e madhe u mbajt edhe në Shqipëri.

Roma e mposhti Feyenoordin në Tiranë me rezultat 1:0 në finalen e parë të Ligës së Konferencës.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments