Wednesday, May 1, 2024
HomeSportVerratti: Penalltia e Anglisë ishte e lehtë

Verratti: Penalltia e Anglisë ishte e lehtë

Mesfushori i Italisë, Marco Verratti ka folur para finales të së dielës.

 

Anglia dhe Italia do të përballen të dielën në kuadër të finales së Kampionatit Evropian, “Euro 2020”.

Anglia avancoi në finale pasi mundi Danimarkën pas vazhdimeve dhe golin e fitores e shënoi Harry Kane nga topi i kthyet pasi humbi penalltinë.

Ishte pikërisht kjo penallti që bëri shumë polemika në botën e futbollit, pasi shumë njerëz mendonin që nuk pati kontakt dhe penalltia ishte si një lloj dhurate për Anglinë.

Njëri nga ta ishte edhe mesfushori italian, Marco Verratti. Ai duke folur para ndeshjes në konferencën për shtyp, u pyet për penalltinë e Sterling.

“Nëse do të isha unë gjyqtar, atëherë nuk do ta jepja atë penallti, mendoj që ishte një penallti e dhënë si një lloj dhurate, por këto gjëra ndodhin në futboll”, tha ai.

“Kjo është pjesë e futbollit, mund të ndodhë por ishte një gol i rëndësishëm sepse e fituan ndeshjen”, tha Verratti.

“Le të themi që ishte një penallti e lëhtë”, përfundoi Marco Verratti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments