Thursday, April 25, 2024
HomeTjeraKultura‘Vera Andrron Detin’ me premierë madhështore në Festivalin e Venedikut

‘Vera Andrron Detin’ me premierë madhështore në Festivalin e Venedikut

Vera andrron detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha shfaqi premierë madhështore në Festivalin e Venedikut – njërin ndër festivalet më të vjetra dhe rëndësishme të filmit në botë

Filmi konkuron për: filmin më të mirë, regjinë më të mirë, çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren më të mirë, skenarin më të mirë dhe është njëherit edhe filmi i parë nga Kosova që shfaq premierën në festivalin e Venedikut. Filmi shfaqet 8 herë në kinamatë e ndryshme gjatë festivalit.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments