Wednesday, May 8, 2024
HomeLajmeKosovaVëllai i Nezir Mehmetaj letër krerëve të shtetit, kërkon të ndalohet paragjykimi...

Vëllai i Nezir Mehmetaj letër krerëve të shtetit, kërkon të ndalohet paragjykimi i tij në Serbi

Nezir Mehmetaj është kosovari që vazhdon të qëndrojë prapa grilave të burgjeve të Serbisë.

Valon Mehmetaj, vëllai i kosovarit të burgosur në Serbi ka thënë se ndaj vëllait të tij ka filluar një paragjykim dhe se për këtë ka nisur një letër drejt krerëve të shtetit të Kosovës, përfshirë këtu edhe ambasadat dhe faktorët ndërkombëtarë nga të cilët kërkon ndërhyrje që të parandalohet ky gjykim në Serbi.

Valon Mehmetaj t ha se që nga arrestimi i vëllait të tij kanë shpenzuar mjete të shumta financiare dhe për këtë tash e tutje kërkojnë mbështetjen e shtetit, transmeton lajmi.net.

 

Letra e plotë:

Ministrisë së Punëve të jashtme, asaj të drejtësisë, zyrës ndërlidhëse, organizatës  për të drejta të njeriut, avokatit të popullit, odës se avokatëve, faktorit ndërkombëtar, faktorit serb dhe mekanizmave përkatës që kanë mundësin të ndalojnë këtë  paragjykim dhe paraburgim të padrejtë ndaj qytetarit të Republikës së Kosovës. Po ashtu i drejtohem ambasadave të huaja, mediave vendore dhe të huaja dhe ato të Serbisë, si dhe gjithë faktorëve që mund të ndikojnë në këtë situatë të ndjeshme.

Të nderuar nuk e di sa jeni të interesuar dhe në dijeni për rrjedhën e rastit, ka filluar gjykimi i rastit të Nezir Mehmetaj seanca e radhës është me datë 26 maj, besoi së çdo njeri normal e kupton se gjithçka në ketë rast është e padrejtë, sepse në ketë rast bëhet fjalë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhunën psikike që po i bëhet qytetarit të Republikës  së Kosovës, kto akte dhe këto akuza janë absurde nuk janë të drejta dhe janë të pafalshme sepse bëhet fjalë për rastin e Nezir Mehmetaj, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pa asnjë fakt atij i është vazhduar paraburgimi deri me sot rresht për 15 muaj dhe ka filluar të gjykohet por realisht ky është vetëm si paragjykim jo i drejt dhe jo njerëzor në ketë rast Serbia po gjykon një qytetar të një shteti fqinjë apo të themi shkurt mos po gjykohet e paragjykohet vetëm e vetëm  pse është shqiptar dhe pse i takon një familje shqiptare, neve si familje gjatë gjithë kësaj kohe në maksimum jemi duke punuar në mbrojtje të Nezirit, por në pamundësi për të shkuar në  Serbi të shohim nga afër rrjedhën e këtij rasti, sepse me friken ndaj pabesisë që mund të na ndodh i njëjti fat si i vëllait ton Nezir Mehmetaj, e di shumë mirë qe kemi përkrahje morale nga populli dhe kjo na benë edhe me të fort, por pos mbështetjes  morale presim të kemi përkrahje serioze ligjore  nga institucionet  përkatëse për qytetarin dhe vëllain tonë, e të tregojmë qe jemi shtet, po ashtu presim edhe përkrahje financiare nga shteti ynë sepse deri me sot janë shpenzuar shumë para për të cilat i kemi bërë publike edhe në prononcimet e mëhershme.

Jemi te befasuar se si një njeri i pafajshëm është duke qëndruar me muaj  në paraburgim si pasoj e  politikes ndërshtetërore mes Kosovës e Serbisë, me këto lojëra të dëmshme nga ana e pushtetit serb po shkelet e drejta e lëvizjes së lirë, nxitja e  urrejtjes ,në mes të popujve, nuk guxon të lejohet që një  qytetar si në këtë  rast vëllai jonë dhe komplet familja të bie viktimë e politikave të dëmshme e ku pasojat nuk do i vuajnë vetëm shqiptarët por edhe serbet.

Kërkojmë nga ju qe të merreni seriozisht me këtë situatë, sepse situata është shumë serioze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments