Tuesday, June 18, 2024
HomeSportVedat Muriqi “fluturoi” më së shumti në La Liga

Vedat Muriqi “fluturoi” më së shumti në La Liga

Vedat Muriqi e pati një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga.

Ylli kosovar e ndihmoi Mallorcan të mbetej në ligë duke i realizuar 15 gola dhe duke i bërë 3 asistime në kampionatin spanjoll, ndërsa e pati edhe një gol e një asistim në Copa del Rey.

Ai ishte njëri prej golashënuesve më të mirë të La Ligas.

Por, është një aspekt ku prizrenasi e mbajti primatin deri në fund të sezonit 2022/23.

Më saktësisht, në atë të më së shumti dueleve të fituar në ajër.

Sulmuesi i Mallorcas i fitoi 199 duele në ajër, ndërsa u ndoq nga Joselu, që i kishte 174.

Natyrisht, arma më e fortë e Muriqit janë goditjet me kokë pasi në këtë mënyrë i shënon pjesën dërrmuese të golave.

Ai ndërkohë e fiton pjesën dërrmuese të dueleve në ajër duke “fluturuar” më së larti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments