Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeVdekja e të moshuarve, flet familjari: Dyshohet se zjarri erdhi nga priza...

Vdekja e të moshuarve, flet familjari: Dyshohet se zjarri erdhi nga priza ku ishte adapteri i telefonit

Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Kushtrim Zekaj, familjari i çiftit tashmë të ndjerë për RTK-në ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Ai tregon se çifti i të moshuarve kanë jetuar vetëm pasi që djemtë i kanë pasur në mërgim dhe vajzat të martuara.

Ai thotë se dyshimet janë që fillimisht ka marrë zjarr adapteri i telefonit, më pas është përhapur tymi që duket se ka qenë fatal për të moshuarit.

“Vatra e zjarrit ka ardhur nga prizës ku ka qenë i vendosur mbushësi i telefonit dhe më pas janë djegur mobiliet. Në luftë me zjarrin ata duket se janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments