Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023.
Në pjesën e dytë të seancës pritet të dëshmojnë dy dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.
Jeton Binaku është dëshmitari i parë.
Gjatë ditës ka dëshmuar mjeku ligjor, Naim Uka.
Ai ka thënë se e ndjera Ademaj kishte plagë në kokë, ku tha se është goditur nga një afërsi 2 deri në 5 centimetra.

