Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaVazhdojnë aksionet e “hatashme” të policisë: Parandalojnë kontrabandimin e dy biçikletave

Vazhdojnë aksionet e “hatashme” të policisë: Parandalojnë kontrabandimin e dy biçikletave

Policia ka arrestuar kosovarin V.A dhe ka sekuestruar dy biçikleta elektrike, të cilat po synonin të futeshin nga Serbia për në Kosovë të enjten.

Kështu është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë, teksa thuhet se mallrat për kontrabandim po barteshin nga një furgon i tipit Renault Trafik me targa të huaja.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht zyrtarët policor nga stacioni për mbikëqyrje kufitar në Muqivercë, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës, më 24.03.2022, në ora 04:55, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull kosovar me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave”, thuhet në njoftim.

“Mallrat e konrtrabanduara janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës”, përfundon komunikata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments