Friday, April 19, 2024
HomeSportVashat kosovare triumfojnë ndaj Qipros

Vashat kosovare triumfojnë ndaj Qipros

Kosova A (F) ka debutuar me fitore në garat ndërkombëtare. Vashat kosovare kanë triumfuar ndaj Qipros 68:70 (16:23, 18:11, 24:18, 10:18), në ndeshjen e zhvilluar në Nikozia, në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

 

Fillimi ishte i baraspeshuar, dhe më pas vashat dardane morën lojën në duar, duke qenë në epërsi, ku më e larta ishte 14:21, kurse çereku i parë përfundon 16:23. Duhet cekur se pikët e para për Kosovën i shënoi Arbnore Përquku, e cila në 10 minutat e parë bëri edhe pesë asistime. Perioda e dytë ishte më e balancuar, me vendaset që arrijnë të kalojnë në epërsi 31:30, kurse pjesa e parë përfundon 34:34.

Pas një fillimi të barabartë të periudhës së tretë, Kosova krijon epërsi 47:52, por më pas kishte një rënie dhe Qipro realizoi 11 pikë radhazi për 58:52, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Vashat dardane nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat dhe dramë u zhvillua deri në fund, ku herë njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, por në sekondat e fundit Alexis Tolefree shënon tre pikësh dhe vulos fatin e kësaj ndeshje për 68:70.

Te Kosova u dalluan Saranda Daci me 16 pikë e 15 kërcime, Alexis Tolefree me 22 pikë e tetë kërcime dhe Arbnore Përquku me 13 pikë e shtatë asistime.

Kosova ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Luksemburgut, nesër nga ora 18:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments