Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaValon Syla: Gjithçka çka kishte sharë e pshtyrë Albin Kurti, sot po...

Valon Syla: Gjithçka çka kishte sharë e pshtyrë Albin Kurti, sot po e lëpin

Familjarë të zyrtarëve të LVV-së janë punësuar në ministri. Axha i Glauk Konjufcës është punësuar si këshilltar politik i Ministrit të Mbrojtjes. Me të njëjtin post, por në një ministri tjetër, atë të Shëndetësisë është emëruar edhe Sami Uka, vëllau i deputetit të LVV-së, Fitim Uka.

Albin Kurti, kur ishte në opozitë besonte se të afërmit nuk do të kenë vend në institucione kur LVV vjen në pushtet.

Por, kur partia e tij erdhi në pushtet, nisën punësimet familjare.

I fundit është Rabit Konjufca.

Axha i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është punësuar si këshilltar politik i Ministrit të Mbrojtjes.

Rabit Konjufca anipse ka një karrierë të bujshme në të kaluarën si i burgosur politik, ish-pjestar i UÇK-së, e më pas edhe TMK-së e FSK-së, po cilësohet si peng i deklaratave të liderit të VV-së në të kaluarën.

Ky në një përgjigje për T7 ka thënë që nipi i tij, Glauk Konjufca nuk ishte fare në dijeni për emërimin e tij.

Me të njëjtin post, por në një ministri tjetër, atë të Shëndetësisë është emëruar edhe Sami Uka.

Ky është edhe vëllau i deputetit të LVV-së, Fitim Uka.

E njohësit e çështjeve politike thonë që LVV do të duhej t’i mbante premtimet që kishte dhënë sa ishte në opozitë.

Sipas Bekim Kabashit, retorika opozitare që ka krijuar VV në të kaluarën do t’i kthehet boomerang.

Ndonëse disa zyrtarë të LVV-së kanë arsyetuar këto emërime, analistët thonë që është e njëjta situatë si me qeveritë tjera.

Valon Syla thotë se gjithçka çfarë kishte sharë e pshtyrë Albin Kurti sot po e lëpin.

Së fundmi, këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti, Fëllanza Podrimja ka kërkuar nga qytetarët që t’i drejtohen asaj nëse hasin raste të korrupsionit dhe nepotizmit brenda institucioneve të reja.

E të menjëhershme kanë qenë edhe raportimet e qytetarëve.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments