Thursday, May 9, 2024
HomeBotaUshtria izraelite publikon pamje: Këto janë dëshmitë që nuk e kemi sulmuar...

Ushtria izraelite publikon pamje: Këto janë dëshmitë që nuk e kemi sulmuar spitalin, e dimë kush e ka bërë

Ushtria izraelite konfirmoi “pas një kontrolli të ngushtë të sistemeve të mbikëqyrjes” se nuk ishte zjarri izraelit, por raketat e Xhihadit Islamik që goditën një spital në Gaza të martën mbrëma, duke vrarë qindra njerëz sipas pretendimeve palestineze.

“Tani kemi informacione të mjaftueshme, na është dashur kohë, por duhet të themi të vërtetën, spitali nuk është goditur nga izraelitët”, tha gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, transmeton Telegrafi.

 

“Në orët e ardhshme do të ofrojmë dëshmi për pretendimet tona. Në kohën e të shtënave nuk po udhëhiqnim kurrfarë operacioni ajror në afërsi të spitalit dhe raketat që goditën objektin nuk ishin tonat”, tha ndër tjera Hagari duke shtuar se ushtria do të publikojë “bisedat në gjuhën arabe që tregojnë se ishte Xhihadi Islamik”.

IDF-ja izraelite ka publikuar pamjet e dronit që tregojnë situatën para dhe pas, ku një raketa e Xhihadit Islamik goditi parkingun e spitalit në Gazë.

Daoud Shehab, zëdhënës i Xhihadit Islamik, ka thënë për Reuters: “Është gënjeshtër dhe imagjinatë e dobët, është plotësisht e pasaktë. Po tentojnë të mbulojnë krimin dhe masakrën e tmerrshëm që kryen mbi civilët”.

Sulmi në spital ku kishte shumë banorë të Gazës që ishin strehuar duke ikur nga bombardimet izraelite, ka nxitur reagime të ashpra në mbarë botën, në veçanti në botën arabe – ku u organizuan protesta para ambasadave izraelite në Turqi dhe Jordani si dhe në afërsi të ambasadës amerikane në Liban, ku forca të shumta të policisë hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments