Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaUniversiteti i Prishtinës sqaron: Konkurset për doktoratë në Mjekësi dhe Ekonomik janë...

Universiteti i Prishtinës sqaron: Konkurset për doktoratë në Mjekësi dhe Ekonomik janë përsëritur për shkak të shkeljeve procedurale

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se konkursi i pranimit në Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin Ekonomik nuk janë përmbyllur.

Në kumtesë thuhet se në këto dy fakultete ende nuk ka kandidatë të pranuar në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/21.

“Vendimi i fundit i Senatit nr. 4/12 dt. 29/12/2020 lidhur me këtë çështje parasheh përsëritjen e provimit pranues në fakultetet e lartpërmendura, për shkak të shkeljeve procedurale të raportuara në realizimin e konkursit, e jo për arsye të tjera, siç janë konflikti i interesit e të ngjashme”, njofton UP.

“Lidhur me pretendimet e ngritura në opinion rreth konfliktit të interesit, respektivisht të drejtës së konkurrimit, UP-ja nuk ka nxjerrë ndonjë konstatim, por ka kërkuar sqarim te Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Zyra e Avokatit të Popullit, në mënyrë që këto çështje të sqarohen para se të procedohet me ritestimin e kandidatëve. Ndërkohë, UP-ja ka pranuar opinionet përkatëse, të cilat janë të njohura edhe për opinionin publik dhe të cilat japin sqarim vetëm sa i përket konfliktit të mundshëm të interesit dhe të drejtës së kandidimit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments