Saturday, April 27, 2024
HomeSportUlpiana dhe Arbëria do të nisin sezonin 2021/22 në stadiumet e tyre

Ulpiana dhe Arbëria do të nisin sezonin 2021/22 në stadiumet e tyre

Dy ekipet futbollistike të Lipjanit, Ulpiana dhe Arbëria pritet të nisin sezonin 2021/22 në stadiumet e tyre.

Në sezonin e kaluar, Arbëria në Superligë dhe Ulpiana në Ligën e Parë i luajtën ndeshjet si vendas larg stadiumit të tyre, duke qenë një pengesë e madhe, sidomos për Arbërinë që dështoi ta siguronte mbijetesën, ndërkaq e mbylli aventurën në elitën e futbollit kosovar pa e luajtur një ndeshje në qytetin e saj.

Por, duke filluar nga edicioni i ri, sipas të gjitha gjasave dy ekipet do të kenë stadiumet e tyre ku do të luajnë ndeshjet si vendas.

Ulpiana siguroi inkuadrimin në Superligë edicionin e kaluar dhe do të luajë në stadiumin e qytetit “Sami Kelmendi” ndeshjet si vendas, shto këtu lejimin e kufizuar të tifozëve në tribuna që do ta gjallërojë dhe do t’u japë motiv shtesë futbollistëve.

I kontaktuar , zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi tha se po punohet intensivisht në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe në Dobrajë në stadiumin e Arbërisë dhe se këtë sezon klubet lipjanase do të fillojnë në stadiumet e tyre.

“Është duku u punuar në dy stadiumet edhe në Lipjan “Sami Kelmendi” edhe në Dobrajë stadiumi i “Arbërisë” me dinamikë të shtuar. Besoj shumë që do të jenë të gatshme dy stadiumet për sezonin e ri. Në Lipjan do të ndërrohet fusha komplet ndërsa në Dobrajë po plotësohet me infrastrukturë. Këtë sezon klubet lipjanase do të fillojnë në stadiumet e tyre” – tha Bytyqi.

Sezoni i ri futbollistik në Kosovë do të fillojë më 21 gusht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments